Kazazi: Rama jep miliona euro për spektakle, ndërsa artistët shqiptarë janë pa status dhe mbështetje
Vendimi i Qeverisë për të financuar me mbi 4 milionë euro organizimin e koncertit të Kanye West ka nxitur debate dhe kritika në opinion publik shqiptar. Mbi këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i Sindikatës së Pavarur të Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë, Julian Kazazi, i cili ka kritikuar politikat e financimit, duke theksuar se artistët shqiptarë nuk janë kundër aktiviteteve ndërkombëtare, por kërkojnë që krahas tyre të ketë investime në kulturën vendase. Kazazi ka denoncuar gjendjen e institucioneve kulturore në vend, duke përmendur mungesën e infrastrukturës bazike për disa institucione kryesore. Ai deklaron se Cirku Kombëtar vijon të jetë pa një godinë funksionale, ndërsa artistët detyrohen të punojnë në ambiente pa kushtet e nevojshme. Sipas tij, problematika të ngjashme lidhen edhe me institucione...
Burimi:
gijotina.com