Julian Kazazi: Nuk jemi kundër aktiviteteve ndërkombëtare, por kërkojmë investim të qëndrueshëm për kulturën shqiptare
Nga Julia Vrapi Problematikat në infrastrukturën kulturore, kushtet e papërshtatshme të punës për artistët, trajtimi financiar dhe zvarritja prej vitesh e statusit të artistit mbeten ndër shqetësimet kryesore të sektorit të kulturës në vendin tonë. Ndërsa për aktivitete të veçanta gjenden fonde të konsiderueshme, artistët vijojnë të përballen me mungesë mbështetjeje dhe infrastrukture. Për këto problematika artisti Julian Kazazi shprehet se artistët nuk janë kundër organizimit të aktiviteteve ndërkombëtare, por kërkojnë që investimet në art e kulturë të mos kufizohen vetëm në spektakle të përkohshme. Reagimi i artistit Julian Kazazi, njëkohësisht president i Sindikatës së Pavarur të Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë (SPAKMSH), vjen pas vendimit të qeverisë për të financuar organizimin e koncertit të Kanye West në vendin tonë, vendim që ka nxitur...
Burimi:
sot.com.al