Janar-prill, 219,423 vizitorë në sitet tona të trashëgimisë kulturore
Gjatë periudhës janar-prill, 219,423 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona të trashëgimisë kulturore. Kalaja e Gjirokastrës shënon dhe numrin më të madh të vizitorëve në janar-prill me 34,186 vizitorë. Sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit interesi për trashëgiminë kulturore shqiptare vijon të rritet. “Gjatë periudhës Janar-Prill 2026, plot 219,423 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona të trashëgimisë kulturore. Krahasuar me janar-prill 2023: +114 për qind më shumë vizitorë; +142 për qind më shumë të ardhura”, shprehet MTKS. Top 5 sitet më të vizituara: Kalaja e Gjirokastrës – 34,186 vizitorë; Parku Arkeologjik Shkodër – 33,273 vizitorë; Parku Kombëtar Butrint – 32,286 vizitorë; Muzeu Gjergj Kastrioti, Krujë – 31,480 vizitorë; Parku Arkeologjik Apoloni – 20,336 vizitorë....
Burimi:
sot.com.al