Instalacioni ‘Tingujt që flasin’ në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve
Në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve u bë sot inaugurimi i instalacionit artistik “Tinguj që flasin”, i artistit Ergys Krisiko. Vepra e Krisikos u shpall me herët fituese e granteve të “Heritage is our brand”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Pranë instalacionit metalik në formën e një fyelli, dëgjohet edhe tingull i veglës muzikore. Instalacioni është frymëzuar nga “fyelli i Gramshit” dhe historia e Tanës, duke sjellë në vëmendje një prej thesareve të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale. Përmes artit, ai rikthen në jetë tingujt që kanë përcjellë ndër shekuj dashuri, mall, kujtime dhe komunikim. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm:...
Burimi:
kultplus.com