Inspektim në Kishën e Marmiroit, identifikohen nevojat për restaurim dhe konservim
Kisha e Marmiroit një monument kulture, ku këto ditë u zhvillua dhe një inspektim për përcaktimin e ndërhyrjeve restauruese. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një inspektim në Kishën e Marmiroit, monument kulture i kategorisë së I-rë, për vlerësimin e gjendjes së ruajtjes së objektit dhe përcaktimin e ndërhyrjeve konservuese e restauruese. Objekti, me vlera të rëndësishme historike e arkitekturore, karakterizohet nga muraturë me gurë të parregullt të kombinuar me fragmente tullash dhe tjegullash. Nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore gjatë këtij inspektimi u evidentuan disa nevoja për ndërhyrje restauruese, të lidhura me pastrimin nga vegjetacioni, mirëmbajtjen e muraturave dhe sistemimin e zonës përreth, në funksion të ruajtjes së qëndrueshme të monumentit. Kisha e Marmiroit ndodhet pranë qytetit antik të...
Burimi:
sot.com.al