Henrik Pontoppidan, shkrimtari danez që u nderua me Çmimin Nobel

Henrik Pontoppidan, shkrimtari danez që u nderua me Çmimin Nobel

Më 24 korrik 1857 lindi Henrik Pontoppidan, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm danezë dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi. I lindur në Fredericia të Danimarkës, Pontoppidan u bë i njohur për romanet, novelat dhe dramat e tij, në të cilat trajtoi problemet shoqërore, politike dhe fetare të kohës. Në veprat e tij ai pasqyroi konfliktin mes idealeve dhe realitetit të jetës së përditshme, duke u shquar për stilin realist dhe analizën e thellë të shoqërisë. Në vitin 1917, Henrik Pontoppidan u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi, të cilin e ndau me shkrimtarin danez Karl Adolph Gjellerup, si vlerësim për kontributin e tij në letërsinë botërore. Pontoppidan u nda nga jeta më 21 gusht 1943, në Ordrup, pranë Kopenhagenit, duke lënë pas një...