“Iu dha një javë leje shpërblyese”- Petrit Ndoci u arratis dhe s’u kthye në qelitë e Reçit, Drejtoria e Burgjeve: Po hetojmë për lokalizimin!

“Iu dha një javë leje shpërblyese”- Petrit Ndoci u arratis dhe s’u kthye në qelitë e Reçit, Drejtoria e Burgjeve: Po hetojmë për lokalizimin!

Petrit Ndoci u arratis nga Burgu i Reçit pasi nuk u kthye nga leja që i ishte dhënë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve del me reagim zyrtar. Institucioni njofton se pasi u konfirmua se në orën 12:30 të ditës së sotme (21 gusht) Ndoci, i dënuar për grabitje dhe armë, nuk ishte kthyer në qeli, kanë nisur veprimet për lokalizimin e tij dhe shpalljen në kërkim. Burgjet konfirmojnë se i kishin dhënë leje shpërblyese për një javë Ndocit, por ai e shfrytëzoi për arratisje. “I dënuari P. N. kishte përfituar leje shpërblyese nga data 14.08.2026, ora 12:30, deri më 21.08.2026, ora 12:30. Pas konstatimit të moskthimit në kohë, strukturat e informacionit të IEVP Reç, Shkodër, kanë kryer verifikimet përkatëse. Nga kontakti me familjarët është marrë...