Haxhiu cakton sot datën e seancës konstituive të Kuvendit

Haxhiu cakton sot datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pritet që sot të caktojë datën për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast, Haxhiu do të mbajë një konferencë për media, e cila do të nisë në orën 11:00 në Kabinetin e Presidentes. Ditë më parë, ajo kishte bërë të ditur se data zyrtare e seancës konstituive do të shpallet të premten, duke i dhënë fund pritjes për nisjen e procedurave të legjislaturës së re. Në konferencën e sotme pritet të bëhen të ditura detajet lidhur me datën dhe hapat e mëtejmë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./KultPlus.com