Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar mbrëmë dy shfaqje në kuadër të edicionit të 23-të të “International Bodrum Ballet Festival” në Turqi. Në skenën e festivalit, trupa kosovare solli “Bolero”, me koreografi të Mehmet Balkan, dhe “Correr o Fado”, me koreografi të Daniel Cardoso. Të dyja shfaqjet u pritën me interes të madh nga publiku në Bodrum dhe u përcollën me duartrokitje të gjata, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar për Baletin Kombëtar të Kosovës. Kjo është pjesëmarrja e parë e Baletit Kombëtar të Kosovës në këtë festival, i cili mbledh trupa dhe artistë të baletit nga vende të ndryshme. Shfaqjet “Bolero” dhe “Correr o Fado” do të prezantohen sërish sonte, më 13 gusht, në skenën e festivalit në Bodrum./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com