Bogujevci merr pjesë në DokuTalk: “What Remains? Film, Memory and Unfinished Justice”

Bogujevci merr pjesë në DokuTalk: “What Remains? Film, Memory and Unfinished Justice”

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në DokuTalk-un me temë “What Remains? Film, Memory and Unfinished Justice”, të organizuar në kuadër të edicionit të 25-të të DokuFest-it në Prizren. Në këtë diskutim u trajtua roli i filmit, kujtesës publike dhe institucioneve në procesin e përballjes me të kaluarën, ruajtjen e dëshmive dhe përgjegjësinë shoqërore për të mos lejuar që ato të harrohen. Përmes një postimi, Bogujevci tha se ishte kënaqësi të ishte pjesë e këtij diskutimi, duke vlerësuar rëndësinë e hapësirave që mundësojnë dialogun dhe shkëmbimin e ideve mes profesionistëve nga fusha të ndryshme. Ajo falënderoi DokuFest-in për organizimin dhe krijimin e një hapësire të rëndësishme për diskutim rreth kujtesës, drejtësisë dhe mënyrës se si arti mund të kontribuojë në përballjen...