Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, një udhëtim në historinë e artit ikonografik
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke ruajtur një prej koleksioneve më të pasura të artit mesjetar në vend. Përmes rrjeteve sociale, muzeu ndan herë pas here pamje nga ikonat e ekspozuara dhe objektet e koleksionit, duke u dhënë mundësi vizitorëve të njihen më nga afër me vlerat e këtij trashëgimie kulturore. Çdo ikonë apo objekt muzeal i nënshtrohet restaurimit dhe konsolidimit përpara se të ekspozohet. Sipas një programi të hartuar çdo fillim viti, në Laboratorin e Restaurimit dhe Konservimit të këtij muzeu restaurohen çdo vit ikona nga autorë të mirënjohur, të cilët ia shtojnë vlerat artistike dhe historike këtij koleksioni muzeal. Fondi i tij ka objekte kulti e arti,...
Burimi:
sot.com.al