“Të Dashuruarit”, një poezi e heshtur e ngjyrës dhe linjës nga Reza Abbasi
Në një nga miniaturat më të njohura të mjeshtrit persian, dashuria merr formë përmes një përqafimi të përmbajtur, ngjyrave të pasura dhe linjave elegante që e bëjnë një çast intim të duket i përjetshëm. Në artin persian, një vështrim mund të tregojë një histori dhe një vijë e vetme mund të mbajë brenda saj një botë të tërë. Këtë gjuhë të hollë e mishëron Reza Abbasi, një nga emrat më të rëndësishëm të miniaturës persiane të periudhës Safavide. Në veprën “Të Dashuruarit”, artisti sjell një skenë intime ku një burrë dhe një grua afrohen në një përqafim të butë. Nuk ka teprim dhe as dramë. Gjithçka është e përmbajtur, elegante dhe e ndërtuar me një ndjeshmëri që e kthen momentin në një poezi vizuale. Figurat...
Burimi:
kultplus.com