Mbi 10 mijë persona në natën e parë, Festa e Birrës sjell një tjetër atmosferë në Korçë

Mbi 10 mijë persona në natën e parë, Festa e Birrës sjell një tjetër atmosferë në Korçë

Edicioni i 20-të i Festës së Birrës ka nisur në hapësirën e re të Polit të Eventeve në Drenovë, duke mbledhur mijëra vizitorë në një prej netëve më të rëndësishme të kalendarit veror të Korçës. Korça ka ndezur dritat e festës. Mbi 10 mijë persona morën pjesë në natën e parë të edicionit të 20-të të Festës së Birrës, e cila këtë vit ka zhvendosur atmosferën e saj në një hapësirë të re, në Polin e Eventeve në Drenovë. Nata e parë, e zhvilluar më 12 gusht, e ktheu arenën e re në një pikë takimi për qytetarë, turistë dhe vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme, duke i dhënë start një prej aktiviteteve më të njohura të verës në Korçë. Pamjet e mbrëmjes u...