Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor do të sjellë muzikën simfonike në Sheshin Skënderbeu
Shkupi do të mirëpresë një mbrëmje të veçantë muzikore më 19 gusht, kur Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor (WBYO) do të ngjitet në skenën e ngritur në Sheshin Skënderbeu në Çair. Koncerti do të zhvillohet në orën 20:30, në kuadër të edicionit të 14-të të festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, duke sjellë para publikut një program simfonik të interpretuar nga muzikantë të rinj profesionistë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. E themeluar në vitin 2019, WBYO bashkon të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Përtej muzikës, orkestra synon të krijojë ura bashkëpunimi mes të rinjve të rajonit, duke e përdorur artin si një gjuhë të përbashkët përtej dallimeve. Në program do të përfshihen vepra të Richard...
Burimi:
kultplus.com