Google përditëson hartën vizuale të Shqipërisë në Street View

Google përditëson hartën vizuale të Shqipërisë në Street View

Google ka përfunduar një përditësim të gjerë të imazheve të Street View në Shqipëri, duke sjellë pamje të reja me rezolucion të lartë nga qytetet, rrugët, destinacionet turistike dhe zonat natyrore në mbarë vendin. Përditësimi është pjesë e një nisme rajonale që përfshin edhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Automjetet e Google Street View kanë përshkuar mbi 103 mijë kilometra për të mbledhur imazhe të reja, duke zgjeruar mbulimin dhe përmirësuar cilësinë e informacionit në Google Maps. Në Shqipëri, pamjet e reja përfshijnë qytete si Tirana, Durrësi dhe Vlora, si edhe destinacione të njohura turistike e kulturore, ndër to Berati, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe Syri i Kaltër, një nga monumentet natyrore më të vizituara në vend. Shërbimi Street View...