Gonxhja: Suksesi i koncertit të Kanye West i fiton kryeqytetit besueshmëri ndërkombëtare për evente të mëdha
Koncerti i Kanye West, me 11 korrik, po e fut Tiranën për herë të parë në hartën e kryeqyteteve që presin evente të këtij niveli. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh sot në rrjetet sociale se koncerti nuk është thjesht një show apo aktivitet muzikor. Ai përfaqëson një test të rëndësishëm e strategjik për kapacitetin organizativ të Shqipërisë dhe një mundësi reale për të konsoliduar Tiranën si një mundësi dhe si një destinacion të eventeve ndërkombëtare e të tilla përmasave. “Në ekonominë moderne të eventeve, suksesi i një koncerti nuk matet vetëm me të ardhurat nga biletat, por me ndikimin që krijon në të gjithë ekonominë e qytetit/vendit pritës”, shkroi Gonxhja. Më tej ai renditi shembuj ndërkombëtarë të kohëve të fundit,...
Burimi:
kultplus.com