Gonxhja: Refuzuam Jennifer Lopez sepse kërkoi 2 milionë euro garanci
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se qeveria kishte refuzuar Jennifer Lopez për të dhënë koncert në Shqipëri, pasi sipas tij ylli latin kishte kërkuar 2 milionë euro garanci nga protestat. Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ministri tha se qeveria e ka të pamundur të jap këtë shumë, duke e refuzuar për momentin. Ndërkohë në komision po diskutohet Akti Normativ i Qeverisë për financimin prej 4,2 milionë eurosh për zhvillimin e koncertit të Kanye West. Gonxhja: Për Jennifer Lopezin që më pyetët… Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj? Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë...
Burimi:
kultplus.com