“Gjon Mili Jazz & Blues Festival” sjell në Tiranë tre projekte muzikore me artistë shqiptarë dhe evropianë

“Gjon Mili Jazz & Blues Festival” sjell në Tiranë tre projekte muzikore me artistë shqiptarë dhe evropianë

Nga Julia Vrapi Tre projekte artistike ndërkombëtare dhe muzikantë nga gjashtë vende, së bashku me artistë shqiptarë, do të marrin pjesë në edicionin e pestë të “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”. Këtë mbrëmje korriku, artistë nga Italia, Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe emra të skenës shqiptare të Jazz-it do të jenë në skenë. Festivali këtë vit në edicionin e pestë zhvillohet këtë të enjte në mbrëmje në teatrin e hapur “Mirush Kabashi” pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ku publiku do të ndjekë një program të përbërë nga interpretime Jazz dhe Blues, projekte të ndryshme muzikore dhe bashkëpunime mes artistëve vendas e ndërkombëtarë. Për herë të parë në Shqipëri vjen saksofonistja dhe kompozitorja austriake Yvonne Moriel, e cila do të...