Gjirokastra, 21 vjet trashëgimi botërore e UNESCO-s

Gjirokastra, 21 vjet trashëgimi botërore e UNESCO-s

21 vjet më parë, Gjirokastra u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke u njohur botërisht si një nga qendrat më të veçanta historike dhe kulturore të Ballkanit. Zëvendësministrja Albana Koçiu, në këtë përvjetor, e cilësoi “qytetin e gurtë” si një pasuri të përbashkët të njerëzimit dhe një krenari të jashtëzakonshme të Shqipërisë, e cila prej 21 vitesh po ia tregon vlerat e saj gjithë botës. 15 korriku i vitit 2005 erdhi pas një procesi të gjatë dokumentimi dhe vlerësimi, ku institucionet shqiptare, ekspertët e trashëgimisë dhe komuniteti lokal bashkëpunuan për të dëshmuar vlerat e jashtëzakonshme të qytetit. Akademia e Shkencave theksoi në një reagim se, pranimi i Gjirokastrës në UNESCO u mbështet nga studimet e historianëve dhe arkitektëve, nga përkushtimi i...