“Gjarpri ilir lidh shekujt”, libri më i ri i Nehat Islamit nga Botimet DRINI
Ka dalë nga shtypi libri më i ri i gazetarit dhe publicistit të njohur Nehat Islami, me titull “Gjarpri ilir lidh shekujt”, botim i ShB DRINI. Vepra sjell një përzgjedhje të reportazheve, intervistave, meditimeve dhe analizave të shkruara gjatë dekadave të ndryshme të veprimtarisë së autorit. Fillimisht i konceptuar si një ribotim i zgjeruar i librit “Një adresë në Bukuresht,” ky projekt mori përmasa të reja gjatë procesit të përgatitjes dhe u shndërrua në një libër të ri, me identitet të veçantë dhe një korpus të pasur shkrimesh.Titulli i librit është frymëzuar nga një shkrim kushtuar iliriologut Aleksandër Stipçeviq, ku simboli i gjarprit ilir shndërrohet në metaforë të vazhdimësisë historike dhe kulturore shqiptare. Pikërisht kjo ide përshkon tërë librin, në të cilin identiteti kombëtar, kujtesa...
Burimi:
kultplus.com