Gjak, komplot dhe luftë për pushtet/ A po rikthehet historia e errët e Perandorisë Romake
Qysh nga themelimi, Roma ka njohur domethënien e fjalës dhunë. Jo vetëm ushtarake: komplote gjakësore kanë shenjuar politikën e saj. Nëse historia e perandorëve të Romës do të kishte një ngjyrë, ajo do të ishte e kuqja. E reduktuar në dy hije, njëra e kuqe e purpurt (ngjyrë fisnike e lidhur me konceptin e mbretërisë) dhe tjetra e gjakut të kuq, ajo mbuloi fytyrat dhe trupat e shumë perandorëve. Në fillimet e perandorisë, procesi i kalimit të stafetës perandorake ishte në fakt i rregulluar nga norma shumë pak të qarta. Kjo gjë ndikoi në shpërthime luftërash për pushtet, ku gjithçka varej nga autoriteti, lakmia, zgjuarsia dhe nga disponueshmëria për të vrarë – ose për të kandisur për të vrarë pretendentët për fronin. Në pesë shekuj...
Burimi:
ntv.al