Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare “Muslim Mulliqi”
Galeria Kombëtare e Kosovës ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare “Muslim Mulliqi”, e cila këtë vit vjen me temën “RADICAL COPIES”, kuruar nga May Makki. Ekspozita, e cila do të hapet në mars të vitit 2027, merr pikënisje nga praktika e artistit konceptual me origjinë nga Prizreni, Goran Đorđević, i cili në vitin 1979 ndërmori një “grevë ndërkombëtare të sistemit të artit”. Përmes kësaj nisme, artisti kundërshtonte tjetërsimin e artistit nga kushtet dhe produktet e punës artistike, duke u bërë thirrje artistëve të tjerë për bojkotimin e sistemit të artit. Pas dështimit të kësaj greve, Đorđević zhvilloi një praktikë artistike të njohur si “radical copyism”, duke zgjedhur të mos krijonte vepra origjinale, por të kopjonte me përpikëri vepra të...
Burimi:
kultplus.com