Fshati im
Poezi nga Andon Zako Çajupi Maletë me gurë,fushat me bar shumë,aratë me grurë,më tutje një lumë. Fshati për karshime kish’ e me varre,rrotull ca shtëpitë vogëla fare. Ujëtë të ftohtë,era pun’ e madhe,bilbili ia thotë,gratë si sorrkadhe. Burrat nën hie,lozin, kuvendojnë,pika që s’u bie,se nga gratë rrojnë! Gratë venë nd’arë,dhe në vreshta gratë,gruaja korr barë,punon dit’ e natë. Gratë në të shirë,në të vjela gratë,ikinë pa gdhirë,kthenenë me natë. Gruaja për burrëdigjetë në diell,punon e s’rri kurrëas ditën e diel. O moj shqipëtarkë,që vet’ e nget qetë,edhe drek’ e darkëkthehesh e bën vetë; Moj e mjera grua,ç’e do burrë zinëqë ftohet në kruadhe ti mban shtëpinë!/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com