“Frekuenca – Dimensione Paralele”, nga diploma drejt karrierës artistike, Ermir Hoxha: Një ekspozitë mbi vazhdimësinë

“Frekuenca – Dimensione Paralele”, nga diploma drejt karrierës artistike, Ermir Hoxha: Një ekspozitë mbi vazhdimësinë

Nga Julia Vrapi Nga diploma drejt karrierës artistike, punimet e maturantëve të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë janë pjesë e një ekspozite. Kjo ekspozitë sjell në Tiranë një frymë të re krijimtarie, duke prezantuar punët e artistëve të rinj, si dhe duke pasuruar jetën artistike të kryeqytetit. Ekspozita “Frekuenca – Dimensione Paralele”, një projekt i realizuar me diplomat e maturantëve të Liceut Artistik “Jordan Misja” vjen e kuruar nga Enkelejd Zonja. Ekspozita u hap këto ditë në mjediset e galerisë FAB të Universitetit të Arteve në Tiranë, ku prof. asc. dr. Ermir Hoxha thotë se që prej krijimit të tij, Liceu Artistik ka qenë hapësira, ku dëshira për art është kthyer në disiplinë, ku talenti është përballur me teknikën, vëzhgimin dhe punën e përditshme....