Fondi i Krijimtarisë Letrare “Autorët e rinj” 2026, shpallen tre fituesit

Fondi i Krijimtarisë Letrare “Autorët e rinj” 2026, shpallen tre fituesit

Tre autorë u shpallën fitues të Fondit të Krijimtarisë Letrare “Autorët e rinj” 2026,  një nismë që synon të mbështesë zërat e rinj të letërsisë shqipe. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Arta Marku, e cilësoi këtë fond jo vetëm si një mbështetje për botimin e librave të rinj, por dhe një kontribut për një brez shkrimtarësh të rinj nga të cilët pritet që nesër të shkruajnë historinë e letërsisë shqipe. Me vendimin e jurisë të përbërë nga Durim Taçi kryetar dhe anëtare Dhurata Shehri dhe Aida Baro, nga 5 gjysmëfinalistët e bërë publikë më parë, rezultuan fitues Fatma Memalli, Florenc Zerellari, Enis Ismaili. Autorja Fatma Memalli u shpall fituese për dorëshkrimin “Rikrijimi”, nga botimet Toena, Florenc Zerellari u shpall fitues për dorëshkrimin...