Finalja e Eurovizionit/ Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

Finalja e Eurovizionit/ Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis Kallaçi, ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme dhe plot dritë në skenën e madhe të “Wiener Stadthalle” në Vjenë të Austrisë, ku po zhvillohet Finalja e Madhe e edicionit të 70-të të Eurovizionit. I renditur i pesti në radhën e të konkurrimit, Alis u ngjit në skenë me këngën e tij “Nân”, një baladë prekëse që ka arritur të rrëmbejë duartrokitjet e gjata të publikut europian dhe të lërë gjurmë të thella emocionale. Kënga, e cila trajton lidhjen e thellë dhe të pazëvendësueshme midis nënës dhe fëmijës, ka rezonuar fort me audiencën, duke prekur një temë universale që lidhet ngushtë me eksperiencën shqiptare të emigracionit, ndarjes dhe mallit për vendlindjen. Një dimension i ri artistik me Rajmonda Bulkun Surpriza e madhe...