Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni
Miliona sy e zemra shqiptarësh, në Evropë dhe mbarë botën, do të jenë përqendruar sonte në mbrëmje në arenën e Wiener Stadthalle të Vjenës. Në orën 21:00 CEST, ngrihet sipari i Finales së Madhe të Festivalit të 70-të të Këngës në Eurovizion, ngjarja më e madhe muzikore në kontinent. Mes 25 shteteve që kaluan me sukses sfidat e gjysmëfinaleve, Shqipëria vjen me një përfaqësim dinjitoz. Artisti Alis, me këngën “Nân”, do të ngjitet i pesti në skenë, në një natë magjike që kërkon më shumë se kurrë jehonën dhe mbështetjen e çdo bashkëkombësi jashtë kufijve. Vota e Diasporës, çelësi drejt suksesit Eurovizioni ka treguar ndër vite se fitorja nuk bazohet vetëm te performanca vokale, por edhe te bashkimi i komuniteteve. Për Alisin, mbështetja e diasporës...
Burimi:
javanews.al