Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

Një kopje e paautorizuar e filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan, u publikua në platformën X gjatë fundjavës, duke u parë nga miliona përdorues përpara se të hiqej. Sipas Variety, një postim që përmbante një version me cilësi të lartë të filmit grumbulloi rreth 2,1 milionë shikime brenda vetëm dy orësh e gjysmë, përpara se llogaria që e publikoi të pezullohej. The Hollywood Reporter raportoi se një version tjetër, me cilësi më të ulët, u publikua të dielën dhe u hoq pas rreth dy orësh, pasi kishte arritur afro 50 000 shikime. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa përdorues ironizuan situatën duke shkruar se “i gjithë filmi ‘The Odyssey’ në një postim në X, ashtu siç e kishte menduar Nolan”,...