Filmi “Shoku ynë Tili”, me regji të Fehmi Hoshafit, i realizuar në vitin 1981, do të restaurohet

Filmi “Shoku ynë Tili”, me regji të Fehmi Hoshafit, i realizuar në vitin 1981, do të restaurohet

Nga Julia Vrapi Filmi “Shoku ynë Tili” një tjetër vepër filmike shqiptare që do të restaurohet. “Shoku ynë Tili”, me regji të Fehmi Hoshafit, është një film artistik i realizuar në vitin 1981 në vendin tonë, ku restaurimi do të realizohet falë nismës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit “Adopto një film për restaurim” dhe mbështetjes së Baki Wahsh. AQSHF bën me dije se nisma “Adopto një film për restaurim” është ende e hapur për çdo film shqiptar, dokumentar dhe animacion gjithashtu. “Shoku ynë Tili” do të restaurohet dhe shpëtohet përmes kësaj nisme, që u shpall nga AQSHF, ku gjithashtu një tjetër prodhim kinematografik shqiptar më parë u bë me dije se do ti nënshtrohej restaurimit falë kësaj nisme. Filmi “Shoku ynë Tili” ndjek historinë...