Filmi “Guximtarët” i vitit 1970 rikthehet në ekran në variantin e restauruar

Filmi “Guximtarët” i vitit 1970 rikthehet në ekran në variantin e restauruar

Nga Julia Vrapi Rikthimi në ekran i një vepre kinematografike shqiptare, këtë mbrëmje shfaqet premiera e variantit të restauruar të filmit “Guximtarët” i vitit 1970. Një film artistik me regji të Gëzim Erebarës, ku restaurimi i ka dhënë një cilësi të re një prej veprave më të dashura të kinematografisë shqiptare, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë filmike. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq premierën e variantit të restauruar të filmit artistik “Guximtarët”, me regji nga Gëzim Erebara në kinema “Drita”. “Një ftesë për të përjetuar në ekranin e madh një nga filmat më të dashur të kinematografisë shqiptare, tashmë i rikthyer në një cilësi të re falë procesit të restaurimit digjital”, thuhet nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Arkivi Qëndror Shtetëror...