Filmi “Guximtarët” do të restaurohet falë nismës “Adopto një Film për Restaurim”
Një tjetër film i rëndësishëm i kinematografisë shqiptare do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë të ditur se, falë nismës “Adopto një Film për Restaurim”, është siguruar financimi për restaurimin e filmit artistik “Guximtarët”. Donatori që ka bërë të mundur restaurimin ka zgjedhur të mbetet anonim, ndërsa drejtori i AQSHF-së, Eljan Tanini i ka shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë në ruajtjen e trashëgimisë sonë kinematografike. Pas përfundimit të procesit të restaurimit, filmi do të shfaqet premierë në Kinema “Drita”, në mjediset e Arkivit, duke i rikthyer publikut një prej veprave të njohura të kinematografisë shqiptare. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bën me dije se nisma “Adopto një Film për Restaurim” mbetet e hapur për të gjithë ata që...
Burimi:
kultplus.com