Filarmonia e Kosovës në Korçë/ Koncert i veçantë, qytetarët shijuan muzikën e trevave shqiptare

Filarmonia e Kosovës në Korçë/ Koncert i veçantë, qytetarët shijuan muzikën e trevave shqiptare

Për herë të parë, Filarmonia e Kosovës ka sjellë në qytetin e Korçës një koncert të veçantë, duke dhuruar emocione dhe art për publikun korçar. Mbrëmja muzikore mblodhi artdashës të shumtë, të cilët ndoqën nga afër interpretimin e veprave të kompozitorëve më të njohur shqiptarë nga Kosova. Përmes një repertori të kuruar me kujdes, orkestra përcolli vlerat e trashëgimisë sonë muzikore dhe shpirtërore duke përcjellë pasurinë dhe identitetin muzikor të trevave shqiptare. Një nga momentet më kulmore të koncertit ishte interpretimi i një prej këngëve simbol të Korçës, Dëbora zbardhi malet, e orkestruar në një version krejt ndryshe nga Gridi Kraja. Performanca u prit me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata nga publiku në sallë ndërsa artistët mes emocionesh e vendosën theksin tek vijimi i bashkëpunimit...