Festivali Kombëtar i Sazeve, grupet folklorike performojnë në Ersekë e Leskovik

Festivali Kombëtar i Sazeve, grupet folklorike performojnë në Ersekë e Leskovik

Për dy netë me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur Festivali Kombëtar i Sazeve, ku grupe folklorike nga gjithë Shqipëria performuan këngët dhe vallet tradicionale. Një festival që është kthyer në traditë tanimë e që organizohet për disatin vit radhazi në Kolonjë, synon të mbajë gjallë vlerat kulturore dhe artistike të krahinave të ndryshme. “Ky është edicioni i 14-të i Festivalit Tipologjik Folklorik të Sazeve Popullore. Këtë vit marrin pjesë 12 grupe, marrin pjesë dhe dy grupe të tjera përshëndetëse. Kemi “Valët e Liqenit” që vjen nga Struga e një grup përshëndetës nga Kosova. Festivali synon promovimin e trashëgimisë jomateriale dhe promovimin e Sazeve Popullore. Meriton që jo vetëm të ruhet por dhe të trashëgohet në brezat e rinj”, tha Erilda Selaj, drejtoreshë e...