Festivali i muzikës baroke, publiku korçar shijon koncertin “Amor, Fey, Locura”
Muzika baroke spanjolle mbushi në fundjavë Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Baroke. Koncerti me titull “Amor, Fey, Locura” u mirëprit nga artdashësit korçarë, të cilët ndoqën me interes një program të pasur artistik. Artistët spanjollë, të shoqëruar nga një grup balerinësh dhe një aktor, sollën një ndërthurje të muzikës, interpretimit skenik dhe vallëzimit, që rikrijoi atmosferën e epokës baroke. “Është hera e parë në Shqipëri, jemi shumë të nderuar që jemi në këtë koncert, ndihemi shumë mirë. Jemi të bindur që muzika jonë do u pëlqejë. Programi trajton tre tema, dashurinë,besimin dhe shpresën. Jetojnë bashkë të treja. Gjithë artistët kane shkruar për këto tre tema dhe koncerti trajton dritën tek njeriu”, tha Cecilia...
Burimi:
vizionplus.tv