Festivali i Kitarës në Tiranë, kitaristi Goran Krivokapic performon në edicionin jubilar të festivalit ndërkombëtar

Festivali i Kitarës në Tiranë, kitaristi Goran Krivokapic performon në edicionin jubilar të festivalit ndërkombëtar

Festivali Ndërkombëtar i Tiranës çeli edicionin e dhjetë me performancën e kitaristit të famshëm Goran Krivokapic. Virtuozi nga Gjermania interpretoi për publikun në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik një program të larmishëm me muzikë baroke dhe muzikë latine. Efekt Ky edicion në këtë vit jubilar është një festë për organizatorët dhe pjesëmarrësit për një dekadë veprimtari, që kanë sjellë në Shqipëri artistë të njohur ndërkombëtarë, koncerte, masterklase dhe aktivitete kushtuar zhvillimit të kulturës muzikore dhe promovimit të kitarës klasike. “Do të kemi aktivitete në qytetet kryesore, Tiranë, Durrës, Korçë. Në Rubik do të kemi një koncert shumë të bukur. Të gjithë artistët e ftuar kontribuojnë me masterclas-e për të rinjtë e interesuar të vazhdojnë studimet për muzikën klasike“, u shpreh Denis Bizhga, drejtor i...