Shpejtësia ‘fundos’ shoferët në Kavajë, 972 gjoba në një javë, arrestohen 3 drejtues mjetesh

Shpejtësia ‘fundos’ shoferët në Kavajë, 972 gjoba në një javë, arrestohen 3 drejtues mjetesh

Shpejtësia vijon të mbetet shkelja më e përhapur në rrugët e Kavajës. Vetëm gjatë javës së fundit, Policia Rrugore ka ndëshkuar 972 drejtues mjetesh që qarkullonin mbi normat e lejuara, në kuadër të kontrolleve të shtuara për shkak të fluksit të automjeteve gjatë sezonit veror. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë periudhës 28 korrik – 4 gusht 2026, kontrollet janë zhvilluar në të gjitha akset e qarkut me dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut. Nga verifikimet e kryera, 3 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, policia njofton se është arrestuar edhe një shtetas për drejtim...