Bie në prangat e policisë 19-vjeçari/ Tentoi të ndihmonte 6 shtetas, për kalim të kufirit me këmbë drejt Greqisë
Një 19-vjeçar u kap në flagrancë nga Sherbimet Policore të Kufirit në afërsi të Qafë Botës në tentativë trafikimi. 19-vjeçari Anton Leke, banor i Vrinës, bashkia Konispol, u kap në orën 05:00 të mëngjesit të së martës në tentativë për të kaluar me këmbë përmes kufirit të gjelbër, 6 shtetas, dy gra, një nga Lushnja dhe një nga Fieri si dhe 4 fëmijë të tyre, duke qenë se këta ishin pa dokumenta. Në afërsi të Qafë Botës këta shtetas ishin sjellë me makinë nga Fieri ku atje priteshin nga 19 vjeçari nga Vrina, ku ky i fundit u kap në flagrancë.Dy shtetaset kanë treguar se kush i kishte sjellë dhe se ishin pa dokumenta. Gjithashtu është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit që i ka...
Burimi:
sot.com.al