Festivali ‘Air Beat-Lulu Fest’, 200 artistë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe rajoni
Festivali Ndërkombëtar i Bandave Frymore Air Beat Festival – Lulu Fest solli për dy netë me radhë në Korçë një atmosferë të jashtëzakonshme artistike, duke bërë bashkë mbi 200 muzikantë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga ky aktivitet, ndërsa theksoi se “paradat dhe koncertet në qytet u shndërruan në një festë të muzikës, kulturës dhe traditave, duke e kthyer Korçën në një pikëtakim ndërkombëtar të artistëve dhe publikut”. Në festival, artistët interpretuan repertore të larmishme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve që përfaqësonin. Paradat artistike dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të...
Burimi:
kultplus.com