Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme në mbarë botën
Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke shkaktuar ndërprerje për mijëra përdorues në vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave të platformës Downdetector, raportimet për problemet nisën të rriten rreth orës 09:30. Përdoruesit kanë raportuar vështirësi për t’u kyçur në llogaritë e tyre, hapjen e faqeve kryesore dhe përdorimin e funksioneve bazë të rrjeteve sociale. Disa përdorues që tentojnë të hyjnë në Facebook përmes shfletuesit përballen me mesazhin “Account Temporarily Unavailable”, duke treguar një problem teknik në platformë. Ndërkohë, aplikacionet mobile hapen për disa përdorues, por përmbajtja nuk rifreskohet dhe postimet e reja nuk shfaqen. Probleme janë raportuar edhe në Messenger, ndërsa WhatsApp duket se po funksionon normalisht. Deri tani, kompania Meta nuk ka publikuar ndonjë deklaratë zyrtare...
Burimi:
kultplus.com