Ermonela Jaho sonte sjell magjinë e operës në Varna me një koncert gala

Ermonela Jaho sonte sjell magjinë e operës në Varna me një koncert gala

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të ngjitet për herë të parë në skenën e Varnës me një koncert të veçantë gala, duke sjellë disa nga ariet më të dashura të repertorit operistik. Koncerti “Ermonela Jaho Gala” do të mbahet sonte më 29 korrik në Teatrin Veror të Varnës, me pjesëmarrjen e Orkestrës së Operës Shtetërore të Varnës, nën drejtimin e dirigjentit Jacopo Sipari di Pescasseroli, përcjell KultPlus. Programi i mbrëmjes përfshin fragmente të zgjedhura nga veprat e kompozitorëve të mëdhenj si Giacomo Puccini, Giuseppe Verdi dhe Francesco Cilea, si dhe pjesë instrumentale nga Beethoven, Bruch dhe John Williams. E njohur për interpretimet e saj emocionale dhe fuqinë e jashtëzakonshme vokale, Ermonela Jaho ka interpretuar në disa prej skenave më prestigjioze të operës...