Elbenita Kajtazi dhe Jorge Puerta sjellin “Opera Night” në skenën e Rame Lahaj International Opera Festival
Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) do të organizojë nesër mbrëmjen speciale “Opera Night”, e cila do të mbahet në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. Koncerti, që nis në orën 20:30, do të sjellë në skenë sopranon kosovare Elbenita Kajtazi dhe tenorin venezuelian Jorge Puerta, i cili i bashkohet festivalit pas anulimit të pjesëmarrjes së tenorit Charles Castronovo për arsye shëndetësore, transmeton KultPlus. Puerta, i njohur për interpretimet e tij në role kryesore të repertorit operistik në teatro prestigjioze të Evropës dhe Amerikës Latine, do të ngjitet për herë të parë në skenën e RLIOF. Ai do të interpretojë së bashku me Kajtazin, të shoqëruar në piano nga Jess Rucinski. Programi i mbrëmjes do të përfshijë një përzgjedhje ariesh dhe...
Burimi:
kultplus.com