Ekspozita “Kujtesa e kohës”, të rinjtë në Durrës prezantojnë krijimet e tyre
Në Shtëpinë “Aleksandër Moisiu” në Durrës u inaugurua ekspozita “Kujtesa e Kohës”, një aktivitet që solli në vëmendje talentin dhe krijimtarinë e artistëve të rinj. Përmes veprave të tyre, ata përcollën emocione, kujtime dhe reflektime mbi jetën, kohën dhe sfidat e së sotmes, duke krijuar një urë lidhëse mes të shkuarës, të tashmes dhe së ardhmes. Ekspozita tërhoqi artdashës dhe vizitorë të shumtë, të cilët vlerësuan origjinalitetin dhe mesazhet e secilit krijim artistik. “Kujtesa e Kohës” është një nismë që jo vetëm promovon artistët e rinj, por edhe forcon rolin e artit si një mjet komunikimi, reflektimi dhe ruajtjeje të kujtesës kolektive.
Burimi:
vizionplus.tv