Blogeri me 400 mijë ndjekës u largua pa paguar, pronari i picerisë vendos tabelën: Influencerat nuk janë të mirëpritur

Blogeri me 400 mijë ndjekës u largua pa paguar, pronari i picerisë vendos tabelën: Influencerat nuk janë të mirëpritur

Një piceri në Katania të Italisë ka vendosur një tabelë të pazakontë në ambientet e saj: “Influencerët nuk janë të mirëpritur”, pas një episodi ku, sipas pronarit, një influencer me më shumë se 400 mijë ndjekës në Instagram u largua nga lokali pa paguar faturën. Sipas pronarit të picerisë “L’Evoluzione”, Lele Scandurra, influenceri kishte rezervuar një tavolinë si çdo klient tjetër dhe kishte ardhur për darkë me një mik. Mes tyre nuk kishte asnjë marrëveshje për bashkëpunim apo publikim në rrjetet sociale. Në fund, fatura ishte rreth 60 euro, por dy klientët, sipas pronarit, u larguan pa kaluar në arkë. Scandurra tregon se fillimisht mendoi se mund të kishte ndodhur ndonjë keqkuptim dhe madje doli t’i kërkonte jashtë lokalit, por nuk arriti t’i gjente. Në...