Edicioni i shtatë i “Mokra n’Fest” sjell më 8 gusht traditën, folklorin dhe natyrën në zemër të Mokrës
Mokra do të jetë sërish mikpritëse e një prej aktiviteteve më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore të zonës. Më 8 gusht do të mbahet edicioni i shtatë i festivalit “Mokra n’Fest”, i cili synon të promovojë traditat, folklorin, gastronominë dhe bukuritë natyrore të kësaj treve. Festivali, që zhvillohet pranë Urës së Gurit në Golik, është shndërruar ndër vite në një pikëtakim për banorët e Mokrës, vizitorët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të njihen më nga afër me kulturën dhe identitetin e zonës. Në një reagim lidhur me këtë ngjarje, zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, e cilësoi festivalin si një mundësi për të promovuar vlerat kulturore dhe traditat shqiptare, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e festës që do të zhvillohet më 8 gusht. Përveç programit...
Burimi:
kultplus.com