Ka nisur zbatimi i plotë i Ligjit për Turizmin, vetëm guidat e licencuara mund të ofrojnë shërbime turistike
Që nga 1 gushti ka nisur zbatimi i plotë i dispozitave të Ligjit për Turizmin dhe akteve nënligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë në Republikën e Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Departamentit të Turizmit, ka bërë të ditur se, pas përfundimit të fazës informuese, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Inspektoratin e Tregut dhe udhërrëfyesit turistikë të licencuar, ka filluar zbatimin e plotë të këtyre dispozitave ligjore. Sipas ministrisë, ky proces synon të garantojë që shërbimet e udhërrëfimit turistik të ofrohen vetëm nga udhërrëfyes të licencuar, në përputhje me standardet e përcaktuara me ligj. Zbatimi i masave pritet të ndikojë në rritjen e profesionalizmit, rregullimit dhe sigurisë në sektorin e turizmit në Kosovë. Ministria njofton gjithashtu se në uebfaqen e...
Burimi:
kultplus.com