Edhe qytetarët e Kosovës mund të votojnë për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro
Qytetarët e Kosovës kanë mundësinë të japin mendimin e tyre për pamjen e ardhshme të kartëmonedhave euro, në kuadër të konsultimit publik të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE). BQE ka përzgjedhur 10 propozime finale për dizajnin e serisë së re të kartëmonedhave euro, pas një konkursi ndërkombëtar ku janë dorëzuar më shumë se 1.200 punime. Propozimet bazohen në dy tema kryesore: “Kultura Evropiane” dhe “Lumenjtë dhe shpendët”. Edhe pse konsultimi mund të pritej të ishte i kufizuar vetëm për qytetarët e vendeve të eurozonës, ai është i hapur edhe për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi, Andorrës, Monakos, Vatikanit dhe San Marinos. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë proces, duke theksuar rëndësinë që...
Burimi:
kultplus.com