Dukagjin Lipa rrëfen si i rriti fëmijët me dashurinë për Kosovën dhe rrënjët shqiptare

Dukagjin Lipa rrëfen si i rriti fëmijët me dashurinë për Kosovën dhe rrënjët shqiptare

Dukagjin Lipa, babai i yllit ndërkombëtar të muzikës Dua Lipa, ka folur për mënyrën se si ai dhe bashkëshortja e tij, Anesa, i kanë rritur fëmijët duke ruajtur një lidhje të fortë me Kosovën, gjuhën shqipe dhe trashëgiminë shqiptare. Në një intervistë për “Across the Balkans”, Dukagjin Lipa u pyet se si familja kishte arritur t’ua përcillte fëmijëve një ndjenjë kaq të fortë përkatësie dhe dashurie për vendlindjen, pavarësisht se ata u rritën dhe ndërtuan karrierat e tyre në një mjedis ndërkombëtar, shkruan KultPlus. Dukagjin Lipa tha se gjithçka nisi nga krenaria e tyre për prejardhjen. “Ne jemi shumë, shumë krenarë për atë që jemi dhe nga vijmë, dhe kjo është përcjellë te fëmijët tanë”, u shpreh ai. Ai tregoi se në familje përpiqeshin të...