DokuFest XXV: Dokumentarë, debate dhe art bashkëkohor në ditën e dytë të festivalit

DokuFest XXV: Dokumentarë, debate dhe art bashkëkohor në ditën e dytë të festivalit

Dita e dytë e edicionit të 25-të të DokuFest solli një program të larmishëm me dokumentarë që trajtojnë të drejtat e njeriut, diskutime mbi kinemanë bashkëkohore, ekspozita të artit pamor dhe punëtori edukative për fëmijë. Programi filmik nisi në DokuKino me shfaqjen e dokumentarit “Peacemaker”, pjesë e kategorisë Balkan Feature Dox, i cili trajton përpjekjet për pajtim në rajone të Evropës të karakterizuara nga ndjeshmëri të theksuara politike dhe shoqërore. Në Teatrin “Bekim Fehmiu” u shfaq dokumentari “Traces”, në kuadër të programit Human Rights Dox, ndërsa në DokuKino u prezantua “Hoover Street Revival”, pjesë e retrospektivës së veprës së regjisores Sophie Fiennes, përcjell KultPlus. Një nga ngjarjet kryesore të ditës ishte paneli i parë DokuTalk, me temën “Kinemaja Hibride si Gjuhë Politike”. Nën moderimin e...