Dëshmi e periudhës osmane në Rromës të Selenicës, zbulohet një çezmë me vlera historike dhe arkeologjike

Dëshmi e periudhës osmane në Rromës të Selenicës, zbulohet një çezmë me vlera historike dhe arkeologjike

Nga Julia Vrapi Një gjurmë e së kaluarës ka dalë në dritë në fshatin Rromës të Bashkisë Selenicë. Gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji, u zbuluan gjurmë të një çezme të vjetër, e cila tashmë po dokumentohet nga specialistët e trashëgimisë kulturore. Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore -Vlorë, bazuar në karakteristikat arkitekturore dhe materialet e gjetura gjatë verifikimeve në terren, çezma e zbuluar në fshatin Rromës në Selenicë mendohet se daton në shekujt XV-XVI, periudhë që përkon me fillimet e epokës osmane. “Zbulim arkeologjik në fshatin Rromës, Bashkia Selenicë. Gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji në fshatin Rromës, dolën në dritë rrënojat e një çezme të vjetër. Pas njoftimit nga banorët, specialistët e D.R.T.K- Vlorë kryen verifikimet në terren. Çezma...