Cilat ushqime nuk duhen ruajtur së bashku
A keni sjellë ndonjëherë fruta dhe perime të freskëta nga dyqani ushqimor dhe pas disa ditësh keni vënë re se kastravecat janë zbutur, sallata është vyshkur, brokoli është zverdhur ose patatet kanë filluar të mbijnë? Shpesh problemi nuk është në cilësinë e ushqimit, por në mënyrën se si e ruajmë atë në shtëpi. Shumë njerëz thjesht i vendosin frutat dhe perimet në të njëjtin sirtar të frigoriferit ose në një tas të përbashkët në banakun e kuzhinës. Edhe pse duket praktike, një zakon i tillë mund ta shkurtojë ndjeshëm freskinë e disa ushqimeve. Fajtori i heshtur: etileni Frutat dhe perimet nuk janë "të vdekura" pas vjeljes. Ato vazhdojnë të marrin frymë, humbasin lagështinë, piqen dhe plaken. Një rol të rëndësishëm në këtë luan etileni -...
Burimi:
syri.net